Mira Rakacolli: Masat nuk lidhen me zgjedhjet/ Hipja në autobus është zgjedhje personale, kur autobusi është plot mos hipni…

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Komiteti Teknik të Ekspertëve, zhvilloi një konferencë ku u pyetën nga gazetarët, nëse  vendimi për të mos marrë masa shtrënguese shtesë,  lidhet me faktin për të mos penguar fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 25 prillit. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se; vendimet merren duke pasur parasysh situatën epidemiologjike dhe jo fushatën zgjedhore.

Infeksioni erdhi njëkohësisht në të gjithë botën. Të gjithë nisemi nga shkenca epidemiologjike, masat që mund të jenë frenuese të pandemisë, por vendet kanë strategji të ndryshme. Në bilancet që janë bërë deri tani, Shqipëria, me shifrat që ka pasur, tregon se masat kanë funksionuar. Dhe vendimi që ne marrim nuk lidhet aspak me zgjedhjet”, është shprehur Rakacolli.

Ndër të tjera, Rakacolli tha se; nuk do të ketë masa të pjesshme shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, pasi sipas saj, bëhet fjalë për një zgjedhje personale.

Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh, zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, ka thënë ajo.

 

Zjarr Tv Ad