Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit Zjarr-tv, Greta Hoxha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Bukuroshja Hoxha, si askush tjetër, jo vetëm që theu tabunë, por pranoi formatin e transmetimit të edicionit informativ, “dekolte”, ku padyshim kjo dalje ishte guxim për vetë mentalitetin shqiptar, ku mori miliona shikime brenda dhe jashtë vendit. Moderatorja Hoxha, tërhoqi vëmendjen e medias vendase, por edhe atë mediave botërore, duke u bërë “objekt” intervistash dhe emisionesh, kushtuar vetëm bukuroshes së talentuar, Greta Hoxha.
Por kësaj here, Greta na ka njohur me një tjetër talent, që është aktrimi me një interpretim brilant nga ana e saj, që u shfaq në ekranin e Zjarr-tv, me një video ku trasmetonte për publikun një tekst, që lidhet ngushtë me realitetin e sotëm shqiptar.
Nëpërmjet përmbajtjes së tekstit, Greta përcjell, jo vetëm realitetin e sotëm, por edhe mesazhin “goditës”, ku nëpërmjet ironisë dhe sarkazmës së hollë që e karakterizon, moderatorja shënon një tjetër sukses profesional.
Janë pothuajse mbi 40 mijë ndjekës, të cilët kanë pëlqyer këtë prezantim të ri, të gazetares Greta Hoxha. E pyetur për këtë sukses, Hoxha përgjigjet:
“U mundova të jem krejt natyrale si gjithmonë dhe kjo ndoshta më ndihmoi të arrij shikueshmëri të lartë”. E pyetur gjithashtu se; a do ta vazhdojë këtë format të ri, apo ishte një rast i shkëputur? Hoxha citon se; ky format do vazhdojë dhe ajo do të jetë sigurisht gazetare “aktore”, në materialet në vijim. Parë në këtë këndvështrim, lidhur me perfomancën e fundit të gazetares, duhet thënë se; Greta Hoxha edhe kësaj here, shënoi suksesin e radhës, duke thyer një tjetër tabu televiziv!