“Moisi Habilaj hyri në sallën e gjyqit, dhe bëri një gjest që i habiti italianët”, tri orët e seancës

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banda e Moisi Habilajt, e përbërë nga 14 persona të arrestuar dhe të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, doli dje përpara Gjykatës së Katanias për seancën e parë gjyqësore.14 të arrestuarit kanë dalë përpara drejtësisë italiane dhe kanë kërkaur gjykim të shkurtuar, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato.

“Në sallën e gjyqit hyrën të gjithë të arrestuarit. I hequr në fytyrë, me një bluzë polo të modës, u ul edhe ai, Moisi Habilaj. Salla ishte e mbushur plot, kryesisht të afërm të të arrestuarve. Shumë prej tyre kishin mbërritur posaçërisht nga Shqipëria. Moisi Habilaj, i konsideruar si koka e rrjetit të trafikut të drogës në Itali, nisi të puthte me dorë të afërmit që ndodheshin në sallë. Ai u shfaq i qetë dhe herë-herë i qeshur”, shkruan media italiane.

E ndërsa Florian Habilaj është ende në arrati, Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e këtij procesi.
Seiti konsiderohet si financieri i gurpit. Ai u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua më pas mes polemikash në itali. Fillimisht u fol se Seiti pranoi të kthehej në të penduar, por zërat u mohuan nga avokati i tij.

Së bashku me Habilajn edhe Maridian Sulaj dhe Antonino Riela. Të pandehurit e tjerë ishin të përzier në audiencë, përfshirë Fatmir Minaj dhe Angelo Busacca.
Moisi Habilaj dhe grupi i tij kërkoi gjykim të shkurtuar para trupit gjykues, duke pranuar në një farë mënyrë fajësinë dhe duke mos kërkuar hetime të mëtejshme. Seanca gjyqësore nisi herët në mëngjes dhe zgjati rreth 3 orë. Vetëm njëri nga 14 të arrestuarit nuk pranoi gjykim të shkurtuar, por kërkoi gjykim normal.

Kjo do të thotë se, nëse shpallen fajtorë, Moisi Habilaj dhe Meridian Sulaj do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3. Pjesë e grupit janë edhe shqiptari Fatmir Minaj, italiani Antonio Riela dhe Angelo Buzaka. Pjesë e këtij gjykimi do të jetë Nezar Seiti, i cili do të gjykohet veç- mas, pasi roli i tij nis në fund të aktivitetit të Moisi Habilajt, pra, pas vitit 2015. Kujtojmë se dy ditë më parë, dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, ishin në Itali për çështjen “Tahiri”.

Hajdarmataj dhe Mara kanë marrë në pyetje Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Moisi Habilajn. I pari u ekstradua pas shumë polemikash në janar të këtij viti, edhe pse procedohej në Shqipëri, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në Katania. Lëvizja e prokurorëve shqiptarë për të shkuar në Itali erdhi menjëherë pas goditjes që morën në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi që të lirojë nga arresti i shtëpisë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Zjarr Tv Ad