MOSVENDOSJA E MASKAVE NJË SHFAQJE TEATRALE NGA QEVERIA

0
395
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Gjatë emisionit I Pa Varur i moderuar nga Armir Shkurti, u trajtua gjërësisht tema e gjobave për mosvendosjen e maskave por jo vetëm, u fol dhe për shfaqjen teatrale që qeveria bën kundrejt popullit.
Armiri deklaron që sipas tij që politika shqiptare ka qënë mjeshtre për përcarjen e popullit shqiptar,dhe kjo vetëm për çështjen e maskave,sepse një pjesë e tyre mendon që nga mos mbajtja e maskave mund të vdesësh,dhe ai/ajo që nuk mban mask cilsohet si një KRIMINEL,ndërsa një pjesë tjetër e popullsisë nuk duan ta mbajn maskën pasi iu duket një dhunim privatësie.
Siç dhe vet Armiri thot që e vetmja gjë që politikës i ka ngelur është ti futet popullit në shtrat, pasi mënyra sesi ata lëshojnë ultimatume është e pa takt dhe kundra rregullave ligjore.
Pushteti dhe opozita është një trup teatri që luajnë në të njëjtën skenë,dhe bashkë me të nuk lihet pas dhe kazani ose “uturaku” mediatik.
Fal medias ne shikojmë sesa janë gjobitur për mos vendosjen e maskës gjatë këtyre ditëve , çka rezulton e pabesueshme pasi nuk mund të jen kaq pak persona që nuk i binden rregullave të qeverisë. Kjo logjikisht të con në mendimin që këto pushtete bashkëpunojnë me njëra tjetrën duke keqinformuar popullin dhe duke ndikuar për keq tek popullit.
Armiri ironizon dhe të ardhmen e rilindjes që është Erion Veliaj, ku ai një ditë mbasi u miratua ligji për vendosjen e maskava ai shfaqet në zyrë të shtetit pa mask në shoqëri të disa personave të tjerë publik.
Pra zotria në fjalë nuk zbaton rregullat e vendosura nga qeveria e tij!
Ndoshta maska që ai mban në të vërtetë duhet të jetë fytyra e tij , kjo mund ta mbrojë atë nga virusi që qarkullon në ajër. Marrëdhënia që ka Erion Veliaj me Kinën janë të ngushta kjo gjë është vertetuar dhe në një shkollë ku mësoheshin artet marciale dhe aty ai ishte fatmirësisht me maskë dhe përshëndetjen me popullin e bën me gjeste kinezçe.
E gjitha kjo të çon në mendimin që këto veprime të shpien drejt fshehjes së vërtetë të shifrave reale të rasteve me koronavirus, pasi qeveria po bën të pamundurën të manipulojë këdo me informacionet fallco që transmeton.
Qeveria po përfiton në këtë kohë pandemie pasi nuk po tregohen transparent në çështje shifrash dhe jo vetëm , kjo mund të ndodhë dhe për faktin se tani po afron dhe koha e zgjedhjeve çka na bën të dyshojmë për atë se çfarë ne na pret në të ardhmen.M.Cekani
Zjarr Tv Ad