Filmi “Mrekulli në qelinë nr.7″, i regjisorit Mehmet Ada Öztekin, është nominuar për çmimin “Oscar”, në kategorinë “Best International Film” (filmi më i mirë ndërkombëtar).
Filmi, është përzgjedhur nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Drejtori i Përgjithshëm i Kinemasë dhe përfaqësues të organizatave dhe industrisë së kinematografisë, pjesë e komisionit ishin edhe anëtar të “Akademisë së Çmimeve Oscar”.
Në total u prezantuan 23 filma, ku për këtë çmim, është përzgjedhur produksioni i Mehmet Ada Oztekin, për kandidim në “Oscar”.
Në film, jepet historia dramatike e vajzës së vogël, Ova, e cila ka vetëm babain e saj, Memo, të sëmurë me probleme m endore. Ai sillet si në të njëjtën moshë me vajzën e tij edhe pse është i rritur.
Memo, ak uzohet për vr asjen e vajzës 7-vjeçare, të një komandanti të lartë ushtarak. Askush nuk e beson Memon, i cili d ënohet padrejtësisht me vd ekje.
Ky film, u bë një nga më të ndjekurit pas publikimit në platformën “Netflix”, ku të gjithë u përlotën nga kjo histori.
Me protagonistë aktorët Aras Bulut Iynemli, i njohur edhe nga serialet “Çukur” apo “I Infiltruari”, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, etj.