Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtyhet në Gjykatën e Apelit të Tiranës procesi gjyqësor për dosjen “CEZ”.
Shkak për shtyrjen është bërë mosformim i trupit gjykues, për shkak të mungesës së gjyqtares Fatmira Hajdari.
Ditën e martë, Kuvendi me përfaqësues kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kërkuar përjashtimin e Fatmira Hajdarit nga trupi gjykues pasi shihet si gjyqtare me konflikt interesi në çështje.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 24 qershor.
Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar në Apel vendimin për pushimin e çështjes CEZ nga ana e Gjykatës së Tiranës.
Kuvendi pretendon se me procedurat për privatizimin e OSSH-së janë dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut në shumën e 414 milion Euro.