Murrizi: PS e hap fushatën në ditën e vdekjes së Enverit, do të mbjellin pemë për shpirtin e tij

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në Ora News, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Rama po e hap fushatën në ditën e vdekjen e Enver Hoxhës.

Ai tha se PS nuk është drejtori pyjesh dhe se kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Murrizi: Rama e nis sot në një ditë të shenjtë, se muaji dhjetor ka qenë muaj i shenjtë për pyllëzim në komunizëm. Ky e nis fiks ditën që ka vdekur diktatori. Ky do të mbjellë pemë për shpirtin e udhëheqësit Hoxha, prandaj e nis sot. PS nuk është drejtori pyjesh. Kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Tirana duhet të kishte 1 milionë pemë imagjinare, duhet të kishte çdo qytetar nga një pemë dhe duhet të ishin 100 hektarë pemë, kur parku i Liqenit nuk është më shumë se 20 hektarë. Ata po mbjellin pemë për shpirtin e vulëhumburit në 1985 dhe është për qoftë ndaj enveristëve. Ata që shkojnë me shall të kuq te varret, Rama hap fushatën.

Zjarr Tv Ad