Nano: Nuk mund të refuzojmë afganët, mund të negociojmë numrin e tyre

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria dhe Kosova mund të bëhen vende pritëse për mijëra afganë të cilët kanë bashkëpunuar me forcat amerikane në Afganistan.

Lidhur me këtë lajm, për edicionin e lajmeve ne MCN TV, analisti Mustafa Nano, thotë se përveç faktit se duhet të paguajmë kosto pse jemi aleatë të SHBA, para së gjithash, për të pranuar këta qytetarë, duhet që të dy qeveritë, ajo shqiptare dhe e Kosovës, të negociojnë numrin e saktë të afganeve që do të pranohen.

“Unë mendoj se ne duhet të paguajmë koston dhe faktin se ne jemi aleatë të superfuqisë botërore, por para së gjithash, këtu, qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, duhet të negociojnë këtë gjë, jo për të marrë përfitime ekonomike, për më tepër, por duhet negociuar faktin se si do të vijnë, sa do të vijnë, me çfarë statusi do të rrijnë, pra nuk ekziston opsioni i refuzimit, por të negociojmë faktin se sa kemi aftësinë dhe fuqinë t’i menaxhojmë, sepse parasë gjithash nuk kemi detaje se çfarë njerëz janë, a janë zyrtarë, të thjeshtë, apo se çfarë”.

Nano, është i mendimit se minimalisht qeveria do të duhej të jap disa detaje lidhur me këta afganë, sepse në një të ardhme të largët mund të shndërrohemi në një target potencial të terrorizmit.

Para së gjithash, neve na mungojnë disa detaje, që nuk kemi për t’i marrë vesh kurrë, porse një minimum informacioni do të duhej të na jepej.

Analisti politik Mustafa Nano, foli edhe për situatën politike në vend, veçmas për presionin që Sali Berisha të largohet nga PD, dhe faktin se sa është i aftë kreu i PD-së për të marë një vendim të tillë. Nano, tha se Basha nuk e ka guximin ta bëjë një akt të tillë.

Po se çfarë te duhet bëjë Basha, ai e di që nuk ka opsion tjetër, ai duhet të distancohet, jo ai po edhe vet PD, duhet ta ndaj nga fati i Sali Berishës, ai ka përballë vetëm dy opsione, ose të mbajë aleancë me SHBA, ose të mbaj në shpinë hallet e Berishës.

Është ky që duhet të veproj, Basha është në hall të madh, më të madh se sa vet halli i Berishës, por nëse ai nuk e merr vendimin që të mos e prish me Berishën, kjo do të thotë që ai është një lider frikmërisht i dobët, dhe se ka qenë aksidentalisht në politikë

Zjarr Tv Ad