Ndërprerjet nga moti i keq, rikthehet energjia elektrike në disa zona të Shkodrës

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa zona në Shkodër kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike gjatë gjithë natës, për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

OSHEE bën me dije se grupe të OSSH kanë punuar përgjatë gjithë natës në linjën 35kV, duke bërë të mundyr rikthimin e energjisë elektrike të n/stacioneve Dajç, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.

“Vendoset në punë linja 35kV Shkodër-Velipojë, bashkë me n/stacionet. Moti i keq me shkarkime atmosferike solli probleme në linjën 35kV Shkodër -Velipojë.

Grupet e njësisë Tensioni i Lartë pranë OSSH punuan gjatë natës dhe në 00:12 vendosën në funksion rrjetin elektrik, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike të n/stacioneve Dajç, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu”, bën me dije OSHEE.

Zjarr Tv Ad