Rreshjet e dendura të shiut, përmbyten disa akse rrugore në Tiranë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa akse rrugore në kryeqytet janë përmbytur pas rreshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të natës si dhe mëngjesin e sotëm.

Nënkalimi pranë Kopshtit Zoologjik kalohet me vështirësi për shkak të ujit që ka vërshuar në rrugë. Problematike është edhe rruga në “Don Bosco” si dhe disa akse të tjera.

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi ka njoftuar se rreshjet pritet të vijojnë gjatë ditës, duke rrezikuar daljen e lumenjve të vegjël në disa zona.

Ai i ka bërë thirrje drejtuesve të pushtetit vendor të marrin masat për t’i paraprirë situatës.

Zjarr Tv Ad