Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se vizitat e Erdogan kërkon të ketë influencë në Ballkan dhe herë pas herë ka pasur dhe tendenca për të ndërhyrë në politikë me sponsorizime të partive të caktuara në RMV, Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas Ndokës, Xhamia e Namazgjasë, nënkupton shtetit turk në Shqipëri.
Janë të pashpjegueshme vizitat e shpeshta të Erdoganit në Shqipëri. Jemi një vend i vogël, por oreksi i Erdogani është i madh. Ai ka strategji të qarta, madje dhe nuk i fsheh, kërkon të ketë influencë në pjesën e Perandorisë Otomane, dhe është përpjekur me të gjithë format që t’ia arrijë.
Pavarësisht se ne kërcënohemi në rrugën tonë euroatlantike nga kjo influencë, është shqetësim i partnerëve për këtë influencë që Turqia ka në Kosovë, edhe në RMV, por edhe në Tiranë.
Ka pasur tendencë të ndërhyrjes në politikës, janë disa forca që kanë pasur mbështetje dhe sponzorizimin e fshehtë por dhe të hapur siç ishte një parti në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Është gabim që ndërtojmë xhaminë më të madhe me financimin e Turqisë, do të ishte në nderin e kombit të ndërtohej me taksat tona, me buxhetin e shqiptarëve dhe fondacionet e shqiptarëve kudo në botë. Kemi disa kohë që kemi një xhami të ndërtuar që Erdogani. Sot vjen ai me një paketë me mënyrë si do e administrojmë, Ky është shteti turk në Shqipëri, nuk është ai i Baba Mondit.
Kemi xhami që është shtet turk, që administrohet nga një bord që sot e cakton Erdogani. Edhe taksat që do merren nga vizitorët e huaj do të administrohen nga Anadolli. Do shkojnë paratë në Turqi.
Ka hapur një hendek të madh mes KMSH që ka 100 vite pavarësi nga influenca turke. E ka ruajtur deri sot, kuptohet edhe me një mbështetje të SHBA-ve.