Ndotja e ajrit është “vrasës” më i madh se duhani

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndotja e ajrit vret rreth 9 milionë njerëz në gjithë botën cdo vit. Shkencëtarët thonë se frymëmarrja në ajër toksik që shkaktohet nga tymi i makinave e fabrikave është përgjegjës për më shumë vdekje se duhani. Sipas stastistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është shkak për 4.5 milionë vdekje në gjithë botën. Por studiuesit gjermanë rillogaritën të dhënat dhe treguan se numri i vërtetë shkon në 8.8 milionë, ku pjesa më e madhe e njerëzve ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Profesor Thomas Munzel, nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz, bashkëautor i studimit, tha: “Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është”.

 

Zjarr Tv Ad