Ndryshime në radhët e zv.ministrave, Denada Seferi ikën te Shëndetësia, Bello te Turzimi, Ori Kuçi në krye të Agjencisë së Turizmit?

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ministrave, ka miratuar emërimin në detyrë të 3 zëvendësministrave të rinj.

Në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, shtohet zëvendësministrja e re Vilma Bello, që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Pas emërimit të saj, flitet se në krye do të vendoset te Agjensia e Zhvillimit të Turizmit edhe Ori Kuçi, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, te Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimi rural është emëruar zëvendësministër Enio Civici, që vjen nga bota e medias. Lëvizje ka pasur edhe te Ministria e Shëndetësisë, ku është liruar nga detyra zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj është emëruar Denada Seferi.

Këto vendime janë marrë ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad