Në hetim nga SPAK? Kejvina Kthella thyen heshtjen për herë të parë: Më lini të jetoj jetën time, unë jam…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Modelja Kejvina Kthella ka folur për herë të dalë pas daljes së saj të bujshme nga shtëpia e Big Brother Vip. Pas postimeve që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, Kejvina ka vendosur që të japë një intervistë.





Ajo ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother, komentet me të cilat është ndeshur pas daljes dhe deri te mënyra se si të afërmit e saj e përballuan presionin dhe të gjitha ngjarjet e krijuara në shtëpi.





Gjithashtu, ajo u ndal edhe te lajmet më të çuditshme që ka dëgjuar pas daljes nga shtëpia, dhe një prej tyre ka qenë hetimi i saj nga SPAK. Modelja i mohoi duke thënë se është një vajzë e lirë dhe nuk ka asnjë problem me ligjin.





“Lajmi më i çuditshëm ka qenë që mua më kërkon SPAK-u se kam kuptuar se nga çfarë ka dalë kjo.  Nuk ek uptoj nga ka dalë ky lajm, unë skam asnjë problem me ligjin. Jam njeri ipastër, jam një vajzë plot jetë, më lini të jetoj në jetën time”, tha Kejvina.





Ndërkohë, kujtojmë se më herët Prokuroria Speciale kërkoi konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, i cili u përfshi në një atentat tre vite më parë. SPAK e akuzon Rrajën se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit.





Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilat u kërkua konfiskimi ishte edhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthellës.





Zjarr Tv Ad