Në kërkim të planeteve të rinj

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një teleskop i avancuar i quajtur Cheops do të niset në hapësirë për një studim rreth planeteve. Shkencëtarët shprehen se sateliti europian do përqëndrohet në yjet e ndritshme me vëzhgime më të thella.

Europa do të nisë një teleskop hapësinor këtë javë për të studiuar planetet. I quajtur Cheops, është një mision për përpjekjet e mëparshme në gjetjen e e zbulimeve të planeteve të rinj.

Ndërkohë nga ana tjetër do të ndjekë zbulimet e të tjerëve për të parë objektet e largëta që me gjasa mund të jenë shkëmborë ose të pasura me gaz.

Cheops është krijimi i përbashkët 11 vendeve anëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës.

Teleskopi do të ngjitet në orbitë nga raketa ruse Soyuz në qytetin Guiana të Francës.

Shkencëtarët thanë se nga ky satelit, do të dinë më shumë rreth strukturës së brendshme të planetit dhe duke kryer këtë proces, për planetet që janë afër dhe larg tokës do të kuptojnë më shumë rreth formimit dhe evolucionit të tyre.

Në fundin e viteve 90’ janë gjetur rreth 4500 planete me një larmi teknikash të përdorura.

Përgjithësisht teleskopi Cheops do të përqëndrohet në yjet e ndritshme dhe vëzhgimet do të jenë më të thelluara.

Amerikanët kanë dërguar dy telescope të tjerë në hapësirë të quajtur Satellite Survey  dhe Transiting Exoplanet.

Këto të fundit janë në kërkim të planeteve, por Cheops është më i avancuar.

Zjarr Tv Ad