Në të gjithë botën refugjatët ëndërrojnë të jetojnë si vendasit, në Shqipëri vendasit ëndërrojnë të jetojnë si refugjatët afganë!

0
2652
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kastriot Myftaraj

28 gushti është dita e fjalimit të famshëm të Martin Luther King që njihet me fjalinë e famshme “Unë kam një ëndër!” 68 vjet më parë, ai tha se kishte një ëndërr për popullin e tij, zezakët, në kohën kur ata jetonin në një regjim aparteidi në SHBA. Në vigjilje të përvjetorit të këtij fjalimi SHBA vendosi në Shqipëri regjimin e aparteidit më të çuditshëm në botë. Refugjatët afganë të ardhur në Shqipëri këto ditë janë akomoduar në kushte jetese më të mira se 95% e qytetarëve të Shqipërisë.

Afganët e ardhur jetojnë në vila, në resorte luksoze turistike, në një mjedis të gjelbëruar, me furnizim me ujë të rrjedhshëm 24 orë. Refugjatët afganë kanë kushte të tilla jetese që nuk i kanë më tepër se 5% e qytetarëve të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e këtij pesë përqindëshi janë zyrtarë të regjimit, të pasuruar me korrupsion, kriminelë, trafikantë droge, apo biznesmenë të lidhur me qeverinë. Në të gjithë botën refugjatët ëndërrojnë të jetojnë si vendasit, në Shqipëri vendasit ëndërrojnë të jetojnë si refugjatët afganë! Qeveria e sotme shqiptare është e vetmja qeveri në botë e cila mburret se iu ka siguruar refugjatëve afganë të ardhur në vendin e saj kushte jetese më të mira se ato që kanë 95% e banorëve të shtetit të saj.

Dhe për më tepër, mirëqenien që gëzojnë në Shqipëri afganët e kanë të paguar nga shteti shqiptar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kush thotë të kundërtën ka detyrim të na tregojë marrëveshjen zyrtare që vërteton se paratë e paguan ndonjë shtet tjetër. Nuk ka ndodhur në botë dhe nuk ka arsye që të mbahet sekret një dhuratë financiare për një shtet tjetër për pritje refugjatësh kur ambasadorja e shtetit të parë, në këtë rast ajo amerikane, shkon publikisht dhe i pret refugjatët duke iu uruar mirëseradhjen në… Shqipëri. Kur SHBA i dha ndihmë financiare Pakistanit për strehimin e refugjatëve afganë në kohën e pushtimit sovjetik të Afganistanit, kjo gjë u bë me marrëveshje zyrtare që u shpall publikisht. Opozita e sotme shqiptare është e vetmja opozitë në botë e cila hesht në situatën kur qeveria privilegjon refugjatët e huaj në krahasim me shtetasit e vendit të saj.

Unë kam një ëndërr, që edhe 95% e shqiptarëve të jetojnë si refugjatët afganë të ardhur në Shqipëri, të cilët jetojnë si 5% e shqiptarëve. Por unë nuk besoj si Martin Luter King se kjo ëndërr mund të realizohet paqësisht. Kjo për faktin se SHBA sot e ka eliminuar aparteidin brenda vendit por e zbaton atë në vende të tjera në politikën e jashtme. Shembull për këtë është Shqipëria. Prandaj si pjesë e ëndrrës sime unë ëndërroj që populli im të ngrihet për ta përmbysur regjimin e aparteidit të instaluar nga amerikanët me bashkëpunëtorë të korruptuar vendas. Dhe unë jo thjesht do të ëndërroj por do të bëj gjithçka të mundem që të ndodhë kështu. Pas fjalimit të Martin Luter King të 28 gushtit 1963 qytetet amerikane u ndezën flakë nga protestat e zezakëve kundër aparteidit. Qendra e aparteidit antishqiptar sot është ambasada amerikane në Tiranë, selia e guvernatorit perandorak. Qendra kolaboracioniste vendase është selia e Kryeministrisë. SHBA bëri aleancë me Partinë Socialiste, ish-komuniste për të krijuar një regjim aparteidi në Shqipëri. Pas afganëve do të vijnë palestinezë.

Amerika e di se trashëgimtarët politikë të komunistëve janë të përshtatshëm për këtë punë pasi Marksi ka thënë në Manifestin Komunist se komunistët nuk kanë atdhe. Marksi në fakt ka thënë se proletarët nuk kanë atdhe por komunistët i ka quajtur pararojën e proletariatit. Në zyrat e posaçme amerikane të politikëbërjes së jashtme sigurisht që e kanë lexuar dhe e njohin mirë Marksin. Në hyrje të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se Republika e Shqipërisë është shtet i popullit shqiptar që ka aspiratën historike për bashkim kombëtar. Sot aleanca amerikano-socialisto-sorosiane po e bën Republikën e Shqipërisë shtet të afganëve, palestinezëve dhe si mbetje edhe të dorës së tretë edhe të shqiptarëve, që do të jetojnë nën regjim aparteidi. Nëse ia dalin me sukses, nuk do të jetë ndonjë fitore e madhe për superfuqinë e botës, por nëse nuk ia dalin do të jetë katastrofa më tragjkomike e superfuqisë së botës që përfundimisht do ta etiketojë atë para botës si superfuqi të rreme. Koha do ta tregojë. /Kastriot Myftaraj

Zjarr Tv Ad