“NEGATIV”/Ish-deputeti i PS-së jep lajmin shpresëdhënës

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë. Toçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka fituar betejën me COVID-19 dhe pas 25 ditësh tamponi i fundit ka rezultuar negativ, megjithatë do të vijojë të qëndrojë edhe për disa kohë në spital, pasi siç shkruan, virusi i ka dëmtuar pjesërisht mushkëritë.

Postimi i plotë:

“NEGATIV

Pas 25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit të dytë, i cili rezultoi NEGATIV

Ky është një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm.

Dua të mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janë angazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate.

Nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj të kohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së të tjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre. Me ato që kam parë e shoh çdo ditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën e angazhimit njerëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t’ju shërbyer dhe për t’i shpëtuar jetët njerëzore.

Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë!”, – shkruan ish-deputeti i Vlorës.

Zjarr Tv Ad