Nëse Maqedonia nuk pranon propozimin francez, Rama do t’i kërkojë ‘divorcin’

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për televizionin Kanal 5 se Shqipëria do të kërkojë të ecë e ndarë nga Maqedonia e Veriut nëse nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

Kryeministri Rama thotë se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

“Unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi Rama për Kanal 5.

Kryeministri tha gjatë intervistës se “nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund ta quaj të tillë, por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së, BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi”.

Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi sepse vendi i tij e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen.

Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e rrugës drejt BE-së.

Zjarr Tv Ad