Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas ngjarjes së rëndë ku Rudolf Nikolli, 34-vjeçari autori i sulmit me thikë që la pas 5 të plagosur, ka reaguar ushtaraku që neutralizoi agresorin që mësyu në objektin fetar dhe terrorizoi besimtarët që po kryenin ritin e faljes.
Sipas tij, personi që përhapi terror duke qenë i pajisur me një thikë buke, ka shfaqur një sjellje tepër agresive.
Ushtaraku thotë se i ka ulëritur dhe bërtitur me të madhe deri në momentin që është trembur dhe ka lëshuar thikën në tokë. Ndër të tjera, neutralizuesi i ngjarjes i cili frekuentonte xhaminë, shprehet se kjo ngjarje nuk ka ndodhur asnjë herë tjetër.