Nga Armir Shkurti: Ç’PO NDODH NË SHBA? Unë po qaj Afganistanin, sepse me këtë lloj politike kam frikë për shqiptarët/ Kam frikë për Shqipërinë, që mund të ketë për dekada një qeverisje talevanësh, mizore, antishqiptare por servile deri në lëpirje ndaj çdo protektori…

0
3320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur Armir Shkurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dalë me një reagim të fortë, për ardhjen e afganëve në Shqipëri, duke theksuar se ardhja e talebanëve në pushtet, ishte si një rrufe. Ndër të tjera, Shkurti thekson se është frikë e madhe edhe për Shqipërinë, sepse kjo lloj qeverisje, mund të na ndjekin talevanët.

Ç’PO NDODH NË SHBA?

Nuk di në historinë e Amerikës si superfuqi një poshtërim të tillë!

Ndodhi në Pearl Harbor, në dhjetor ’41. Japonezët lëshuan avionë mbi bazën amerikane, dhe kjo e bëri SHBA të futet në Luftën e Dytë Botërore. Monedhën ia ktheu pas 4 vitesh me 2 bomba atomike.

Për 20 vjet amerikanët u përfshinë në një luftë në Vietnam. Shumë e diskutueshme është edhe ajo, gjithësesi, e lavdishme e heroike, me mijëra bij nënash të vrarë e gjymtuar. Një luftë e armatosur në fakt mes Shba në një krah dhe Kinës me BRSS në tjetrin, në territor të Vietnamit.

Pas goditjes së kullave binjake, në 11 shtator 2001, Shba nisi një luftë të armatosur me terrorizmin, duke çuar trupat dhe teknologjinë e saj super moderne në Afganistan, për të luftuar ca çobenj me kallashnikovë e bazooka.

Pas 20 vjetësh luftë me terrorizmin dhe talebanët, përveç jetëve të ushtarëve të saj, Amerika ka lënë pas edhe 2 deri 3 trilion dollarë në Afganistan dhe rezultati është:

  1. Kthimi i fuqishëm i talebanëve në pushtet
  2. Çelja e mundësisë për lulëzimin e terrorizmit në atë territor
  3. Spastrimi prej çdo kundërshtari të talebanëve, të identifikuar qartë në këto dy dekada….

Kthim 360⁰, aty ku ishim?

…POR ASGJË PREJ KËTYRE NUK KA RËNDËSI PËRPARA DISKREDITIMIT SPEKTAKOLAR TË SHBA!!!

■ KUSH do të jetë sot në botë i sigurt në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Nesër mund të çajë ferrën e të të lerë si Afganistanin.

■ KUSH do ta shohë më SHBA si “çlirimtare” apo ” eksportuese” të demokracisë?

■ ■ A ËSHTË RASTËSI KJO QË NDODHI TANI NË AFGANISTAN APO E QËLLIMSHME?

Sepse diskreditimi dhe poshtërimi i kësaj superfuqie është kolosal! Në opinion ndërkombëtar po një herë! Por besoj shumë që edhe “në shtëpi” ndjenjat nuk janë fort pozitive.

□ Të jetë RASTËSI?

Në politikë ( aq më pak atë amerikane ) nuk ka rastësi. Aq më tepër që edhe bufi senegalez e di që, nëse tërhiqen trupat e Pentagonit vendi do binte në duart e talebanëve. Por kjo ndodhi rrufe. Kjo është edhe habia, këtu qëndron edhe zhgënjimi, poshtërimi etj.

Nejse! Nëse është rastësi, padyshim që një zinxhir i gjatë politik, ushtarak, inteligjent, burokratik ka përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe teorikish e paguan që nga vendi i punës deri tek burgu…

□ APO ËSHTË E QËLLIMSHME?

Për mendimin tim PO! Rritja ekonomike dhe shtrirja gjeopolitike e Kinës si superfuqi ka qenë spektakolare gjatë pandemisë së “gripit kinez”. Që “dragoi” të dilte para duhej detyrimisht të ngadalësohej Amerika. E majta në SHBA ia doli ta dobësojë, si ekonominë ( me masa dhe mbyllje të gjata ) ashtu edhe politikën, me lëvizje të ekstremit të majtë që ndezën qytete të tëra dhe axhenda të tjera.

Ikja me brekë nëpër këmbë se na ndjek talebani me atë mikun në dorë është “le coup de grâce” ( goditja me plumb pas koke që i bëhet të ekzekutuarit )

  • A është një shfaqje globaliste për të dhënë mesazhin se ” mbreti vdiq”?
  • A është një artificë për të spostuar “Sleepy Joe” ( siç e thërret Trump presidentin fort të diskutuar dhe diskutuar Biden? Vetë Trump i bëri thirrje për dorëheqje ) .
  • Lojë që pushteti ti kalojë ( siç u përfol në fushatë ) zv/ presidentes KaBala Harris?
  • Koplot ?

Gjithësesi, ma do mendja se kjo situatë do të jetë karburanti politik brenda Amerikës në ditët dhe muajt e ardhshëm….

Sa për ne?

Zarari është bërë i madh!

Jo për ata fatzinjtë që do strehohen tek ne! Jo më kot kam vendosur foton e anijes Vlora në Durrës, 1991 dhe kargon amerikane rrafsh me afganë 2021. Të vegjlit paguajnë!

Kur lajthit babai dhitet shtëpia!

Ne SHBA i kemi konsideruar diell. Ai na orienton, ai na drejton…

Në fakt, ai “diell” e pranoi parlamentin njëpartiak që mbeti pas daljes së opozitës në shkurt 2019. Pranoi opozitën e “këpëratave” dhe kërcënoi ( sipas M. Kryemadhit ) se mund ta klasifikonte si “terroriste” opozitën për shkak të protestave. “Dielli”, përmes ambasadorit Lu, deklaroi para votimeve për pushtetin vendor në 2019 se “zgjedhjet mund të jenë të ligjshme edhe pa opozitën”. Dhe nga 61 bashki, 60 i mori Edi Rama. Tani, pas raportit blozë për zgjedhjet 2021 “Dielli” thotë “…pavarësisht parregullsive…” dhe vazhdon partneritetin me Edi Ramën….

Është një formë kanceri lëkure që quhet “melanomë”. Po të ekspozohesh shumë në diell ka rrezik të madh të të zerë…..

Unë po qaj Afganistanin sepse me këtë lloj politike kam frikë për shqiptarët: këtu, në Kosovë, në Maqedoni. Kam frikë për Shqipërinë, që mund të ketë për dekada një qeverisje talevanësh, mizore, antishqiptare por servile deri në lëpirje ndaj çdo protektori. Dhe për protektorët nuk ka rëndësi ç’bën udhëheqësi me “qorrat”. Rëndësi ka ti shërbejë mirë atij.

 

Zjarr Tv Ad