Nga Endira Bushati: Sali Berisha nuk është individ, është Institucion, vetëm emri i tij i tërbon, tërbohen nga sallat, nga adhurimi që ata shfaqin ndaj Berishës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk mund t’ua shpjegojmë atyre që nuk e kuptojnë! Sa kënaqësi të shohësh këto ditë, të gjithë ata të obsesionuar që vetëm emri i Sali Berishës, i tërbon, teksa studio më studio dalin jashtë kontrollit, kur shohin Rikthimin e Doktorit… të jesh publikisht kundra SB, gjithmonë të ka bërë atraktiv për tregun e punës… Në fakt, po të llogaritësh rikthimin në 2005 pas rrëzimit të ‘97, ky i vitit 2021 është RIKTHIMI NR. 2 i Sali Berishës… di njeri ndonjë rast nga historia që të ketë 2 rikthime…????

Tërbohen nga sallat, nga adhurimi që ata shfaqin ndaj Berishës, sepse kurrë nuk e kuptuan që Berisha nuk është individ, por institucion… institucion përfaqësimi….! A ka faje Sali Berisha??? Edhe adhuruesi më i flaktë i tij ia numëron nja 4-5…. Por, i pafalshëm do të ishte Sali Berisha nëse nuk ndërmerrte këtë rikthim, si institucion përfaqësues i gjysmës së popullit….si shpresa e fundit për PD dhe opozitën…. Po ç’përfaqëson Sali Berisha për të gjithë ata që e ndjekin 30 vite rresht?

Djali nga Tropoja, pa prindër të Byrosë a nomenklaturës, me peshën e diskirminimit jo të pakët krahinor, erdhi dhe “u theu turinjtë” “kapadaijve” të Tiranës, atyre me jetë të dhuruara e trashëguara nga 1945’….me punë, punë, punë, kokëfortësi e këmbëngulje të përditshme…. Kapadaijtë e Tiranës, të llastuar e snobë, kohëharxhues bareve e restoranteve, nuk ia falën kurrë daljen në krye, fitoret e sukseset….ia amplifikuan fajet, në një regjisurë perfekte që synonte të intimidonte këdo që e mbështeste…. Por, shqiptarët, demokratët, ata të thjeshtët, të vuajturit nga “sistemi i privilegjeve” të pamerituara, e panë gjithmonë Sali Berishën si modelin e arritjeve përmes talentit e karakterit të fortë, të paepur dhe të padorëzueshëm….

Kushdo, edhe ata që nuk e njohin personalisht, kanë një eksperiencë me Sali Berishën: një përgjigje me sms në 2-3 të natës… mes 300-400 sms çdo ditë… një kartolinë për vit të ri, me shkrim dore, të drejtuar me emër… mes 5-6 mijë kartolinave në vit… një status në facebook me ankesën apo informacionin e dhënë…. përgjigje e analizë për çdo ngjarje, të shkuar apo të tashme, mbi politikën, ekonominë, filozofinë e artin…

E kjo punë e pandërprerë, pa pushim, gjatë gjithë jetës, larg qejfeve e kohëhumbjes së njerëzve të zakonshëm, kjo marrëdhënie me njerëzit e për njerëzit, e ka shndërruar Sali Berishën në institucionin e përfaqësimit e të qëndresës për gjithë elektoratin opozitar! Kush mendoi se Sali Berisha do të dorëzohej e mbyllej në shtëpi, s’paska kuptuar asgjë mbi karakterin e tij këto 50 vite! Tentuan të “eleminonin” individin, dhe rikthyen institucionin! Tani mësoni Politikën! Ish-anëtare e kryesisë së PD.

Zjarr Tv Ad