Nigeri/ 132 fëmijë kanë humbur jetën , shkaku i kequshqyerjes

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hajiya Hauwa Usman, një nga zyrtaret e Drejtorisë për ushqyerjen në rajonin Kaduna, tha se brenda 10 muajve kanë vdekur 132 fëmijë për shkak të kequshqyerjes, 12.858 të tjerë janë dërguar në spital ndërsa 10.604 prej tyre janë trajtuar.

Më tej Usman ka bërë të ditur se 11,7 për qind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç përballen me mangësinë e ushqimit, dhe se 47 për qind e këtyre fëmijëve zhvillohen më pak fizikisht se mosha e tyre.

Më parë është njoftuar se 30 fëmijë kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes në tre muajt e fundit në rajonin Nasarawa të Nigerisë në Afrikën Perëndimore.

Në Nigeri, rreth 35 milionë fëmijë përballen me kequshqyerjen si pasojë e krizës ekonomike, konflikteve për kullotat dhe sulmeve të Boko Haram.

Zjarr Tv Ad