“Një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë”- Enkelejd Alibeaj: Buxheti 2023 shkoi si gosti për miq dhe klientë

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2023 pas një seance që u shoqërua me përplasje të ashpra mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj shkruan se buxheti shkoi si gosti për miq dhe klientë nga një kryeministër që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë.

“Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!

Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.

Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë”, shkruan Alibeaj.

Zjarr Tv Ad