Ish kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është arrestuar këtë të enjte, pasi Apeli i GJKKO shtoi dënimin ndaj tij.
Një ditë pasi Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit burg, ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, u arrestua sot, pranë banesës së tij në Lushnje.
Apeli i GJKKO i shtoi dje dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga 2.4 që ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Ai do të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Tushe fillimisht u lirua nga burgu më 26 janar të këtij viti por tani do kthehet prapë në qeli.
Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.
Tushe doli në përgjime edhe teksa abuzonte me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.
Vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues),IgertaHysi (anëtare) dheDhimitër Lara (anëtar), sot më datë01.03.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 21/82 akti, datë 07.12.2022, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesit/tëpandehurit F.T. G.N., F.P., M.Gj., G.Ç., A.M., L.S., B.M., V.Zh., Xh.H., B.T., I.L., L.A., I.B.,si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 29.07.2022, ka vendosur:
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal pasi nuk provohet se e ka kryer këtë vepër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T.për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i ndërtimeve pa leje) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit F.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri F.T. në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit F.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.