Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vëllai i Madh vendosi të organizojë një dasmë tradicionale kosovare në shtëpi, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Duke qenë se Nita është me origjinë nga Prishtina e Kosovës, ajo u përzgjodh të bënte rolin e nuses.
Nita zgjodhi si dhëndër Bledin, ndërsa kryetari i Bashkisë, i cili do lidhte kurorën e tyre ishte Luizi.
Luizi i dha bekimin “çiftit” dhe ata shkëmbyen një puthje në buzë.
Ishte Luizi ai i cili celebroi çiftin dhe më pas banorët e tjerë brohoritën duke thënë: “puthe, puthe”. Pas thirrjeve të tyre “çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë.
Ndërkohë banorja e re Ermiona vendosi të mos marrë pjesë në dasmë. Ndonëse ata nuk kanë shprehur ndonjë pëlqim për njëri-tjetrin, ata u puthën në buzë, në kuadër të lojës.