Edhe Nokia i është shtuar konkurrencës për realitetin virtual. Kompania finlandeze, ajo që mbetet pas ndarjes së sektorit të telefonëve nga Microsoft, ka prezantuar produktin e ri, Ozo.
Bëhet fjalë për një kamera që bën foto dhe video duke kapur pamje dhe zë në 360 gradë. Nga Google tek Facebook, por edhe Sony, Samsung dhe Microsoft, tregu i realitetit virtual po tërheq një sërë kompanish elektronike. Nokia sapo ka debutuar në këtë sektor në një event në Los Angeles, ku ka lançuar Ozo-n, aparat i gjeneratës së re. Ky produkt do të jetë në treg në vjeshtë, por çmimi nuk dihet ende.
Ndërkaq, Oculus, shoqëria e specializuar në realitetin virtual, e blerë nga Facebook, ka prezantuar në një ceremoni private në Beverly Hills, filmimin e saj të dytë, Henry, të filmuar me aparatin Oculus Rift.
Industria e kinematografisë është objektivi kryesor i teknologjisë së realitetit virtual.