Nuk del as Olta dhe as Kiara, Arbër Hajdari ekziston mundësia që të prishet televotimi se…

0
9295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si dhe Olta uronte të ndodhte ajo dhe Kiara dolën mbrëmjen e djeshme në nominik “kokë më kokë”. Ky nominim i personit të zemrës nuk i prit aspak mirë nga Luizi i cili tha se nëse Kiara do të dalë ditën eshtunë, ai do të bëjë gati valixhen dhe do të dalë me të.

Por, çfarë mendon Arbër Hajdari, opinionisti i Big Borther Vip, për këtë deklaratë të Luizit?





I ftuar mëngjesin e sotën në “Wake Up”, Arbëri tha se Luizi ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë, prandaj dhe kjo do të ndryshojë. Sipas Arbërit, një tjetër banore është e rrezikuar dhe ajo është Fotinia, nisur kjo edhe nag deklarata e bërë mbrëmë nga Luizi i cili tha se Fotinia do të dalë nga shtëpia për shkak të situatave të tensionuara mes saj dhe Oltës dhe informacioneve që dashur pa dashur ajo ka dhënë brenda në shtëpi.





Arbër Hajdari: E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.





Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…





Blendi Salaj: Pra ai është duke i bërë një lloj presioni mbështetësve që i thotë nëse ju doni të më shikoni mua këtu brenda votoni Kiarën sepse unë ndryshe dal.

Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.

Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.





Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?

Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.

Zjarr Tv Ad