“Nuk i kushtoi rëndësi” vogëlushit të sëmurë në studio, reagon Alketa Vejsiu pasi u “kryqëzua” nga ndjekësit

0
296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar menjëherë pas videos së bërë virale në “TikTok”, ku shihej teksa nuk i kushtonte rëndësi një të mituri i cili shfaqi probleme shëndetësore gjatë transmetimit të “Piter Pan”.

Por, ashtu si ndodh gjithmonë, ku rrjetet sociale e derformojnë të gjithë ngjarjen, kështu ka ndodhur dhe kësaj here.

Së fundmi, është dashur vetë reagimi i Alketës për të kuptuar në të vërtetë se çfarë kishte ndodhur. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ka publikuar të gjithë videon ku në momentin që vogëlushi është ndjerë i sëmurë, për të mos përhapur panik te fëmijët e tjerë, ka thënë “ska gje, se fëmijët kështu sëmuren”. Më pas ajo ka ndërprerë programin për t’i shkuar dhe qëndruar afër të voglit.

Postimi i plotë:

“SQARIM! Kur montoni videot ne Tik Tok, ju lutem perdorni versionin e plote dhe mos nxirrni fjalite jashte kontekstit!

Piter Pan eshte nje program viral per lezetin e batutave, por jo per te marre ekstrakte qe lindin keqkuptime, te shkeputura nga konteksti i vertete i ndjeshmerise njerezore qe gezoj per cdo qenie humane; vecanerisht femijet…qe jane bekimi me i madh

Nje program me protagoniste femijet, ka shume te papritura per t’u menaxhuar! Diku humbasim orientimin se ne kufje flet regjia, ne skene flasin asistentet e produksionit, prinderit nga ana tjeter natyrshem jane te shqetesuar, dhe femijet pastaj jane plot 14 ne panel dhe ndonjehere mund te behet ndonje reagim i vonuar!

Djali qe pati nje problem gjate Live ka pasur dashurine e te gjitheve ne, dhe te nenes e cila ishte ne publik dhe u perkujdes menjehere!”, shruan Alketa.

https://www.instagram.com/reel/CpIWvrPIFqW/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Zjarr Tv Ad