Nuk mori pjesë në mbrëmjen gala në TKOB, flet Inva Mula: Edhe 99 vjeç s’shkoj si spektatore, aty nuk u fol për prindërit e mi

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur pak ditë pas mbrëmjes gala të hapjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku ishin të ftuar personalitete e figura të rëndësishme, mes tyre dhe tenori i famshëm, Placido Domingo. Por vetë sopranoja nuk mori pjesë në këtë event.

Duke folur për “Tirana Post”, Inva Mula ka sqaruar se ajo ka marrë ftesë për në mbrëmjen gala, por si spektatore. Ajo është shprehur se nuk mund të pranonte një ftesë të tillë, pasi eventi përkonte edhe me një përvjetor të teatrit, i cili ka të bëjë me prindërit e sopranos, Avni dhe Nina Mula.

“Më vjen keq që kanë dalë, se po bëhet si gjyq. Kuptuat apo nuk kuptuat? Jam ftuar në publik po. Më ka ardhur ftesë nga sekretarja e drejtorisë, për të qenë në publik, si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori.

Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, nëqoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”, u shpreh Mula.

Zjarr Tv Ad