Nuk ndalen problemet për bashkëshorten e Kobe Bryant

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gruaja e të ndjerit Kobe Bryant ka publikuar një deklaratë në Instagram, ku shprehet se është zhgënjyer nga njerëzit e saj më të afërt pas tragjedisë që ndodhi me bashkëshortin dhe të bijën.

Problemet duket se nuk po marrin fund për Vanessa Bryant, e cila së fundi është akuzuar nga nëna e saj se e ka dëbuar nga shtëpia.

Të martën ajo postoi video dhe imazhe që tregojnë kujtime të vlefshme nga karriera e basketbollit të burrit të saj të ndjerë.

Kobe Bryant, ish-ylli i Lakers, vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë pas një aksidenti me helikopter në 26 janar në Calabasas, California.

Po sikur të mos mjaftonte humbja e madhe, ajo tani po përballet me lajme pafund në media pas intervistës që dha nëna e saj, e cila deklaroi se Vanessa e kishte dëbuar nga shtëpia.

E veja e Kobe Bryant u detyrua të mbrojë veten pasi nëna e saj Sofia Laine bëri një deklaratë shpërthyese për Univision të hënën, ku ajo qau që vajza e saj e kishte dëbuar dhe i kishte marrë disa nga gjërat e saj.

Bryant tha se e ëma derdhi lot për një makinë dhe një shtëpi që nuk ishin në emrin e saj. Ajo akuzoi nënën e saj se kishte fshehur diamantet dhe moblijet për t’u dukur se nuk kishte mbështetjen e së bijës dhe e kritikoi atë që i provoi se çfarë është më e rëndësishme për të.

“Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajën të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobileritë për ta bërë të duket sikur nuk e ka suportin tim”, u shpreh ajo.

Bryant gjithashtu hodhi poshtë raportet se nëna e saj ka qenë mbështetja më e madhe në muajt e fundit duke thënë “ajo nuk ka qenë fizikisht e pranishme ose mbështetëse” ndaj saj dhe tre fëmijëve të tjerë të cilët po e vuajnë largimin e babait Kobe dhe motrës Gianna.

Zjarr Tv Ad