O Edi Rama, leri marrëzitë me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe merru me Shqipërinë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

O Edi Rama, o kryeministri ynë, leri marrëzitë me “Ballkanin e Hapur” dhe merru me Shqipërinë. Mblidhu në zyrë, vishu me kostum e kollare si kolegët e tu dhe firmos vendimet se i lodhe dje Braçen e Tigrin dhe sot Bela mavrinë, ua mpive dorën.

S’do u punojë më kyçi për tre vitet e ardhshme së paku.

Merru me Shqipërinë që e mbytin zjarret dhe përmbytjet, që popullin e kap covidi dhe mjekohet me para borxh, që tërmeti edhe pas tre vjetësh i ka lënë hallexhinjtë nëpër çadra, që një km rrugë e kapi majën;

24 milionë euro, që 600 mijë pensionistë paguhen nën minimumin jetik, që Becchetti me shokë do na përlajnë gjysëm miliard euro, që rinia u tret matanë kufirit, që shpresë nuk duket kund, as në mëngjes, as në perëndim.

Edvin, merru me atdheun se e katandise si makina e Cales hedhur poshtë pallatit tim.

Pa rrota, pa timon, pa dyer, pa drita, pa tavan.

Hypin në të veç fëmijët dhe bëjnë imitime zhurmash, sikur gjoja e ndezin dhe më pas sikur gjoja ecin me shpejtësi nëpër lagje.

Dhe nuk ju pushon goja, bëjnë si bori, tyrytyty, fiks ashtu si tash dhjetë vjet llomotit ti.

Zjarr Tv Ad