Olta Gixhari ka folur për herë të parë pas vendimit të saj për të dalë nga Big Brother Vip Albania.
Në një inetrvistë për Fun Club, Olta ka zbuluar se kush do donte që ta fitonte lojën. Ajo tha se Big Brother do që ta fitojë një femër dhe ajo është Dea Mishel.
Olta tha se stefetën ia ka lënë Deas. Madje, tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi banorëve që ajo mbështeste, Deas dhe Qetsorit.
Dua që Big Brother ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetesorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë”, tha Olta./albeu.com/V