Olta Gixhari tregon për herë të parë arsyen e vërtet të daljes nga Big Brother: Burri im më tha që…

0
1694
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olta Gixhari la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak të mallit që ndiente për djalin, pa të cilin nuk mund të duronte më.

Në një intervistë ekskluzive me moderatoren e “Fan Club”, Megi Pojanin, Olta tregoi momentin që e bindë të ndërpresë rrugëtimin e saj në ‘reality show’.

“Gjatë bisedës me Dorin në telefon, batuta deçizive ishte kur tha Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin. Ishte momenti kur mora vendim dhe thashë do dal”.

Tashmë, Olta po kalon kohë me familjen e saj, ndërsa thotë se është hera e parë dhe e fundit që largohet prej saj.
“Kur erdhi Amari në jetë, lashë karrierën dhe çdo gjë e ika në Spanjë. Edhe këtë herë, lashë këtë eksperiencë për djalin”.
Olta shprehet se e vetmja gjë që dëshiron të bëjë tani, është të jetë në një vend me det me Amarin dhe partnerin, për t’u qetësuar dhe për të shijuar kohën me njerëzit më të dashur.

Zjarr Tv Ad