Karvani duhet të ecë më shpejt-tha Kryeministri në fjalën që mbajti gjatë prezantimit të ministrave të rinj në Asamblenë Socialiste. Duke i komentuar të ikurit dhe njohur të rinjtë, një politikan i majtë që kisha pranë më pyeti në kafe:
Si të duken këto të rinjtë, a do të ecin?
Ne duam të vrapojnë jo vetem të ecin. Por
mua si teknikë më duken, ose kemi një Qeveri Teknike nga vetëm një parti politike, për të shpejtuar tek zgjedhjet e reja.
Po Ty? – ja kthej pyetjen
Ajo pjatë që s’është për mua i rënte miu brënda. Unë si njoh këto për Ministra, anonim! – Kaq tha, e u çua i mërzitur nga kafja.
-Mos u mërzit – i them, ka kohë deri në dekretim e votimin në Kuvend. Do kemi dhe parti të reja
e aleanca te reja. Për shembull, një Parti Studentësh mund të jetë aleatja jonë në zgjedhje.
Lëre, lëre -vazhdoi, se me anonimë nuk bëhet reformë. Taksirat i Presidentit që do i firmosë!!!
-Ore Presidenti siç e ka nisur nuk firmos lehtë.
Per këte Ministrin e jashtëm, kosovar, thonë se do të shkojë të pyesi në Kosovë vetë Meta.
Nuk e kalon pa garancira!
-Po ç’ne, Meta u bë vetë Kryeministër në moshën e Tij, pse duhet ta ndalojë kosovarin?
-E ndalon se thonë, se Meta ishte vendali, tani mishi i huaj është me hormone. I bëjnë gjilpëre në qafë viçave dhe hop fryen- ja kthej Unë…
Kështu u mbyll ky dialog në pritje të Qeverise
se Re.
“Ore Presidenti siç e ka nisur nuk firmos lehtë” nga Ylli Dylgjeri
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...