Me çfarë jetojnë këngëtarët në këtë kohë ku pandemia ka detyruar shtetin që të vendos ligje të tilla që të ndalojë muzikën në lokale,diskot, restorantet etj?
Në emisionin “Shkruaj në Akull”,ky diskutim midis moderatorit Ismet Drishtit dhe këngëtarit Etmond Mancaku , ngriti shumë polemika pasi është me të vërtet një temë mjaft shqetësuese.
Vetë këngëtari Mancaku bën një krahasim të Shqipërisë me vendet jasht ku thotë se:”Jo vetëm këngëtarët e linçesuar por edhe këngëtarë e “rrugës” janë të dëmshpërblyer nga shteti përkatës,dukë bërë që ata të mos jenë në krizë financiare në këtë kohë “lufte”, ndryshe nga ne!”
Shumicat e këngëtarëve e kanë ndërtuar jetën e tyre të bazuar vetëm në muzik, në këtë mënyrë ata nga shteti janë lënë në “harresë”,dhe pa përfituar asgje, madje një këngëtar piano-bari paguhet dhe më pak se një zyrtar këtu në Shqipëri.
“Ç’do këngëtar që nuk ka një punë të dytë, ka patur një sërë problemesh në ekonominë personale sidomos gjatë këtyre muajve,”- këtë fakt e ka pranuar dhe zoti Mancaku.
Gjatë diskutimit me moderatorin Drishti , nuk janë lënë pa u përmendur dhe këngëtarët që fitojnë shuma parash akoma dhe më të mëdha se sa një pjesë e caktuar muzikantësh.
Mancaku shprehet:”Ata kanë humbur shuma monetare akoma dhe më të larta,pasi leku nuk është bërë për tu ruajt, pasi investohet për vidoeklipe,veshjen etj.”
Me rëndësi gjatë kësaj interviste ishte dhe pjesa e të drejtës së autorit,ku supozohet që kjo e drejtë të përktheheshe në vlerë monetare nga qeveria, por për fatin e keq kjo nuk ndodh me të gjithë këngëtaret, sepse dhe në këtë rast këngëtarët përzgjidhen dhe kujt i bie “lapsi” ai do të përfitoj ndihmën.
E drejta e autorit kalon në disa duar ,duke humbur kështu të drejta dhe nga ana monetare pasi funksionon në një formë zinxhiri, ku sa më shumë të përhapet aq më pak zbulohet se kush e ka krijuar në të vërtetë muzikën.M.Cekani