Trjaneri i Kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka folur edhe për Ermir Lenjanin gjatë Konferencës së sotme në prag të ndeshjes me Turqinë. Pa dëshirë Panuci tha se nuk ia vlen të komentojë për Lenjanin dhe se nuk do e thërrasë më në Kombëtare.
Lenjani reagoi keq ndaj zgjedhjeve të Panuçit dhe tha se sa të jetë italiani në krye të stolit kuqezi, ai nuk do të veshë më fanellën e Kombëtares.
Lenjani ka thënë se nuk do të vijë më në Kombëtare sa të jeni ju trajner?
Lenjani është grumbulluar 6 herë nga 9 dhe në këta dy javët e fundit para grumbullimit nuk ka luajtur. Ai nuk ka respektuar Shqipërinë, as Panuçin e sa Dukën dhe nuk ka respektuar ata që luajnë në atë rol. Të komentosh një lojtar që shkruan një letër në Instagram, më vjen të qesh. Unë do ta kënaq atë, nuk do ta thërras më.