Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të
sigurimeve për periudhën 6-mujorin e parë 2024.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – qershor 2024 kapën vlerën 11,880 milionë lekë, ose 7.55% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërkohë që, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 699,453 me një rritje prej 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të
përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.92% të totalit të tregut.

Sa i përket 12 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, “SIGAL UNIQA
Group AUSTRIA” vijon të jetë më e madhja dhe më e besuara, si në ato të Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës, duke zotëruar pjesën më të madhe të tij, si në prime ashtu edhe në dëme të paguara.

Më konkretisht:

 Në SIGURIMET E JETËS, duke zotëruar 40.05% të tregut
 Në SIGURIMET E JO JETËS, duke zotëruar 27.77% të tregut
 Në SIGURIMIN MOTORIK, duke zotëruar 20.87% të tregut
 Në SIGURIMIN E PASURISË, duke zotëruar 46.87% të tregut
 Në SIGURIMIN E AKSIDENTEVE DHE TË SHËNDETIT, duke zotëruar 49.86% të
tregut
 Në SIGURIMIN PRIVAT TË SHËNDETIT duke zotëruar 44.62% të tregut
 Në SHËNDET NË UDHËTIM duke zotëruar 79,30% të tregut

PSE ÇDO SIGURIM I BESOHET SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe
inovacioneve. Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

 Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”
 Mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore
 1.5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
 Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite
 Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi
 Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”
 Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”,
“SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829

Zjarr Tv Ad