Pastori shpërthen dhe prish gojën me deputetët: Dokrra pa kokrra, Parlamenti ynë, asnjë JO për ngritjen e çmimit të bukës e energjisë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pastori i krishterë Akil Pano, e ka prishur gojën me deputetët e majtë dhe të djathtë pa dallim në Kuvend, në këto ditë kur po lajmërohet aq shumë një krizë ekonomike, rritje çmimesh në bukë dhe energji.

Dokrra pa kokrra” ky Parlamenti ynë. Fjalime pa thelb e fryte, – shfryu Pano. –  Pse mungon JO-ja për ngritjen e çmimit të bukës, energjisë, karburantit, gazit…etj?  Çfarë mbrojnë ata që kemi zgjedhur majtas dhe djathtas, nëse nuk mbrojnë dinjitetin e familjeve që jetojnë në kushte të mjerueshme ekonomike?

 Po i kujtoj anëtarëve të Parlamentit diçka me vlerë që kohë më parë shqetësoi presidentin e 35 të SHBA-ve. Kenedi e formuloi kështu: “Nese nje shoqeri e lire s’mund te ndihmoje shumicen qe jane te varfer, s’mund te shpetoje as pakicen e pasur.

Thënë ndryshe: nëse sot nuk merakoseni për qytetarin e varfër, pasi s’e shihni, s’e konsideroni, s’e llogaritni, e jo më ta shihni me sy dashamirës, e prej një zemre të dhembshur të ndjeni atë që ai ndjen, merakosuni për veten tuaj.

Bëjeni nga pragmatizmi, pasi pushtetin që sot e keni prej tyre, nesër mund të mos e keni më. Dhe bashkë me pushtetin, në botën tuaj, largohen dhe te tjerat”, ka nënvizuar pastori.

Zjarr Tv Ad