“Pavarësisht presioneve dhe pistoletave në kokë…”, kandidati për “primaret” e Tiranës “godet” me deklaratën: Nuk e kam varur xhaketën te dera e bashkisë

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për në “Primaret” e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Fatmir Merkoçi, u shpreh se gjatë rrugëtimit të tij politik, ai ka qëndruar i papërlyer në korrupsion, pavarësisht se sipas tij është kërcënuar dhe i kanë vendosur armën në kokë.

Ai shtoi se kurrë nuk është nisur nga interesi personal për të bërë politikë dhe se gjithmonë i ka qëndruar besnik Partisë Demokratike.

Si shtoi se nëse do të votëbesohet nga qytetarët do të kandidojë vetëm nëse PD është tërësisht e bashkuar në zgjedhje.

“E kam nisur rrugëtimin pa asnjë lloj interesi personal dhe thjeshtë për atë çka më kanë lënë të parët e mi. Gjatë gjithë kohës unë e di shumë mirë që në demokraci duhet të sakrifikosh shumë dhe të mospranosh të korruptohesh, gjë të cilën e kam bërë edhe unë, pavarësisht presioneve dhe pistoletave në kokë. I kam qëndruar besnik PD-së në çdo hap dhe në çdo moment. Prezantohem këtu para një partie të djathtë, pasi e djathta njeh vlerat dhe kontributin.

Sepse të godasësh brenda sistemit ku merr pjesë nuk është diçka e vogël. Kam goditur edhe brenda partisë kur kërkova dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë nuk e kam varur xhaketën në derën e bashkisë. Nëse ju votoni Fatmir Merkoçin në bazën e kontributeve dhe të vlerave, unë Erion Veliajn e largoj. Bashkinë do e drejtojë me politikë. Do të bëjë politika për bashkinë. Nëse ju më votoni mua, unë do të bashkojë partinë. Sepse unë nuk kam armiqësi me asnjë demokrat. Nëse ne bashkohemi fitojmë”, u shpreh Merkoçi.

Zjarr Tv Ad