“Unë jam i destinuar të qesh”- Aktori kandidat për Primaret në Tiranë bën humor gjatë prezantimi: Me dy gishtat lart dhe sytë kokërr…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit, Julian Deda, i cili është një nga kandidatët për Primaret në PD për bashkinë e Tiranës, prezantimin e tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të degës 5 nuk e ka kaluar pa humor.

Sipas rendit alfabetik, Deda u prezantua i fundit, ndërsa tha “i fundit ose qan ose qesh”.

Deda u shpreh i bindur në fitore, duke thënë se ajo që anëtarët duhet të vendosin se kush prej kandidatëve do të fitojë. Nëse del fitues, Deda u shpreh se rivalet e tij demokratë do ti ketë në krahun e djathtë.

“I fundit ose qesh ose qesh, po unë jam i destinuar të qesh dhe bëni mirë të qeshni dhe ju, të ngrini kokën lart të ngrini dhe dy gishtat lart

Nuk ka festë më të bukur se këto primare, këto janë gjëja më e bukur që i kanë ndodhur politikës shqiptare

Që do ti fitojmë zgjedhjet, kjo as që diskutohet. E vetmja gjë që duhet ta vendosni ju është se kush nga ne do ta fitojë.

Edhe nga sot e tutje unë kam dëshirë të punoj në grup. A kemi ne plan? Ne jemi vizion, ne jemi vizionarë. Shikoni çfarë garë të bukur bëjmë ne. Ne ja dalim, me kokën lart, me dy gishta lart dhe sytë kokërr”, tha Deda.

Zjarr Tv Ad