Peka zbulon si protestuesit e shmangën kurthin: Skenari Rama-Kim ishte të shkonin tek …

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shpresa e tyre ka qenë që protestuesit të shkonin tek gjykata dhe trupi gjykues të tërhiqej, të mos merrte vendim, sepse nuk mund të marrë vendim nën presion dhe digjeshin afatet e zonja (Yuri Kim) e cila është e inkriminuar kundër pluralizmit, arrinte qëllimin dhe Alibeaj konsiderohej kryetar i opozitës!”

Analisti Çim Peka ka rrëfyer sot se si me maturinë dhe qytetarinë që treguan sot mijëra demokratë në protestën e Tiranës, kanë shmangur një skenar të rrezikshëm të Edi Ramës dhe të “guvernatores” Yuri Kim që të shpallnin kryetar të opozitës Enkelejd Alibeajn.

“Mijëra demokratë mund të jenë të zhgënjyer, – shpjegoi Peka në SYRI TV pas protestës, –  se po frenohen nga lidershipi i opozitës, por duhej ta kuptonin se sot nuk duhet të binin në kurth, sepse qëllimi i tyre (Edi Rama, Yuri Kim) ishte që gjykata të tërhiqej, të mos merrte vendim”.

“I vetmi skenar i Edi Ramës, – zbuloi Peka ndër të tjera, – edhe ky një komunikim me një ministër të Ramës mbrëmë, komunikim i imi, duke qenë se ata e shikojnë të ikur dhe janë shumë të gatshëm të bëhen “pentito” në raport me mediat që nuk janë me ta, skenari i tyre dhe shpresa e tyre ka qenë (duke qenë se sot është afati i fundit i një dite për të bërë gjyq para se të regjistrohen në KQZ), skenari i tyre, shpresa e tyre ka qenë që protestuesit të shkonin tek gjykata dhe trupi gjykues të tërhiqej, të mos merrte vendim, sepse nuk mund të marrë vendim nën presion dhe digjeshin afatet e zonja, e cila është e inkriminuar kundër pluralizmit, arrinte qëllimin dhe Alibeaj konsiderohej kryetar i opozitës!

Ky ka qenë skenari dhe në fakt në këtë aspekt në këtë aspekt, demokratët, mijëra demokratë, mund të jenë të zhgënjyer se po frenohen nga lidershipi i opozitës, por duhej ta kuptonin se sot nuk duhet të binin në kurth, sepse qëllimi i tyre ishte ky: Gjykata të tërhiqej, të mos merrte vendim se nuk mund të marrin vendim nën presion dhe gjëja më e mirë politikisht që ata bënë është që nuk u përshinë në raport me gjykatën.

Thjesht i treguan çdo shqiptari dhe kushdo që të shikojë, faktori të huaj, se në Shqipëri ka vetëm një palë prandaj nuk mund të ketë gjyq dhe s’e di çfarë seance mund të ketë në Gjykatën e Apelit, pasi demokratët ishin në shesh e dikush që pretendon se është kryetari i tyre, ka marrë një vulë të cilën e mban peng dhe mbrëmë ka udhëtuar për në Amsterdam.”

Zjarr Tv Ad