Kryetari i Partisë Shpresa Demokratike, Pëllumb Pilinçi, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ai ka ardhur nga Amerika me një mision, për të ndërruar qeverinë.
Sipas Pilinçit, ai ka lidhje me njerëz të rëndësishëm në SHBA, sipas tij Sekretari i shtetit i SHBA e telefonon çdo një orë.
“Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika.
Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam palgosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, Kryeministrin që ka këtë vendin këtu.
Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra.
Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi”.