Pëllumb Pipero ka kritikuar qeverinë/ Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit të mos hapeshin kinematë: Vendimi ishte i nxituar

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ka komentuar vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave, që sipas tij është një hap i parakohshëm.

Pipero, ka ritheksuar edhe njëherë qendrimin e tij për gjobën, për personat që nuk vendosin maskën, ku thotë se ai është ndoshta mjeku i vetëm, që i ka kërkuar dhe është lutur që Kryeministri ta tërheqë vendimin.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot.

Ky vir*us, nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek, që i jam lutur Kryeministrit që gjoba të rishikohet, si dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim”, është shprehur Pipero.

Zjarr Tv Ad