Përçahet opozita/ Mediu del kundër Berishës: ‘S’do të jem në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk më…

0
724
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka thënë se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga Opozita. Në një intervistë për “Euronews”, Mediu mendon se protesta nuk duhet kthyer në qëllim vetvete të opozitës.

“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politikë, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim vetvete të opozitës. Ka disa rrafshe në të cilat duhet të punojë opozita.

Meqenëse ndodhemi para një Samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme ajo marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, që ne, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar”, është shprehur ai.

Pasi është ankuar se nuk e kanë pyetur ai ka thënë se atë ditë nuk do të jetë sepse do të shkojë në Washington në një takim të Internacionales Demokratike që zhvillohet në të njëjtën kohë.

“Po të më kishin pyetur, do thoja në radhë të parë që duhet patjetër të konsultoheshim me Partitë Popullore Europiane, që kanë peshën kryesore jo vetëm në PE, por në qendrat më të mëdha vendimarrëse, në mënyrë që të mos lëmë shteg për keqinterpretime apo abuzime me aktivitetin politik opozitar”, theksoi Mediu.

Zjarr Tv Ad