Përgjimi 4/ Drejtori i Ramës: Kërkon 200 mijë lekë për 4 vota

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017

Në përgjimin e katër është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme, ku flitet për votimet në Dibër.

Bashkëbiseduesi i Keshit thotë se njëri kërkon 200 mijë lekë për 4 vota, nga 50 mijë lekë për votë.

 

Më pas ai i thotë se nga ana ime i ke të gjitha punët e mbaruara.

 

Arben Keshi: Hë mo
Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?
Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini
Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im
Arben Keshi: Po ça ka ai?
Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Arben Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.
Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Arben Keshi: Po e kam parasysh
Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.
Arben Keshi: po
Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.
Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…
Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.
Arben Keshi: Se kam parë
Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego
Arben Keshi: Mirë
Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut.
Arben Keshi: Në rregull
Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.

 

Zjarr Tv Ad