“Përse i duhet pulës gjeli”- Nga Ermal MULOSMANI

0
263

Në Shqipëri nuk ka kontroll total mediatik prej pushtetit. Ka sa të duash emra që shkruajnë kundër tij. Mirëpo kemi arritur në fazën e zhvlerësimit të shkrimeve apo qëndrimeve. Njerëzit shkruajnë për një skandal, publikojnë dokumenta, prova dhe askush nuk e çan kokën. Jeta vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të gjithë pajtohen me vjedhjen, korrupsionin, abuzimin. Edhe Qeveria. Kalojmë te vjedhja e radhës se kjo u ezaurua. Ngrihen pak zërat e gazetarëve të oborrit Mero, Batoni, Carlo që i bien Berishës sa për të thënë që: “Ore si guxoni të merreni me këto gjëra të vogla kur Berisha është akoma gjallë dhe po na cënon miqësinë e shenjtë shqiptaro amerikane?”

Kjo është më keq sesa kufizimi absolut. Atëherë të paktën krijohet ideja se pushteti po ka frikë ndaj e mban në kontroll.  Ndërsa liria absolute dhe shpërdorimi i kësaj lirie përmes publikimit inflacionist të gjithfarë idiotësie, sidomos të budallallëqeve të titanëve të thashethemeve si Kaçi, Çako, Taku e Trafikanti është strategjia më diabolike për asgjësimin e medias.

Para nja tre ditësh lajmi “Përse i duhet pulës gjeli” ishte në top lajmet më të lexuara për tre orë.

Zjarr Tv Ad