NATO (North Atlantic Treaty Organisation, shqip Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.
Jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë , për kamerën e Zjarr Tv me pyetjen ngacmuese të Ismet Drishtit se ‘Çfarë do të thotë NATO?’ , lidhur kjo dhe me situatën e krijuar përgjatë javëve të fundit me vendosjen e ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe rolin që Shqipëria mban si vend anëtar i NATO-s, u prenoncuan disa prej deputetëve, ministra dhe ish- ministra të Kuvendit të Shqipërisë. Kaq ka mjaftuar për të rënë në ‘kurthin’ e Ismet Drishtit disa prej deputetëve dhe ministrave të parlamentit shqiptar prej vitesh të cilët nuk arritën dot të bënin akronimin e NATO-s.
Për më tepër ndiqni linkun se si u përgjigjën disa prej tyre pyetjes se çfarë do të thotë NATO? :