Pjerin Ndreu pas lëvdatave që i bëri Rama: Gjë e mirë kur të vlerëson kryeministri, jam ekselent por ka akoma shumë për të bërë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pjerin Ndreu ishte kryebashkiaku i cili mori më shumë lëvdata gjatë mbledhjes që kryeminsitri Edi Rama kishte organizuar me krerët e bashkive. Ndreu i cili kryeson bashkinë e Lezhës u lavdërua nga kryeministri Edi Rama sa i përket menaxhimit të situatës së mbetjeve në qytet.

Pas përfundimit të mbledhjes, Ndreu dha një deklaratë për mediat, ku u mundua të tregohej modest me gjithë lëvdatat e marra nga kryeministri. Ai u shpreh se ishte gjë e mirë kur merrte vlerësime, por shtoi se kishte akoma shumë gjëra për të bërë në të ardhmen.

Fjala e Pjerin Ndreut:

Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese, Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.

Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfekte por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendoj se qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthyurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik.

Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë dicka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë.

Nuk kam pse i jap leksione askusjt, unë jam vetëm një shembull. U evidentu Lezha për shkak të bregdetit dhe ajo që është problematië është se popullata në sezonin turistik shumëfishohet.

Zjarr Tv Ad