Plas keq mes Robertit dhe Sabianit pasi ai ia quajti Kristin ‘çapaçul’: Anadollak! Ti ndërhysh fëmijës është gjëja më e tmerrshme…
Robert Aliaj ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka folur në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu.
Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.
Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”.
Në lidhje me reagimin e këngëtarit Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.
“Po flas për marrëdhënien e Krisit, për përqasjen e turmave. Vulgartiteti që derdhet si lumë në rrjete sociale”, është shprehur Aliaj.