“Po fshihen 80% të vdekjeve, pse nuk merren masa?” / Berisha: Pandemia të menaxhohet nga Presidenti Meta

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon shkrirjen e komitetit ekzistues të ekspertëve dhe krijimin e një Komitetit Kombëtar të drejtuar nga Presidenti i Republikës për menaxhimin e pandemisë dhe një tjetër komitet me ekspertë e specialistë të shquar që do ta këshillojë.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për qëndrim kriminal, teksa thotë se shkurti kishte numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, dhe ditën e djeshme e konsideron më të zezën.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se “megjithëqë këto të dhëna tejet dramatike që dëshmojnë se vdekja nga COVID-19 po bën kërdinë në Shqipëri, Xhahili i Surrelit nuk mori asnjë masë shtesë dje për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë dhe për uljen e vdekshmërisë dhe përhapjes së infeksionit”.

Zjarr Tv Ad